Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri nga JRS Kosova për secilin prej jush!

08 Gusht 2026

Gjatë këtij muaji, së bashku me miqtë tanë refugjatë, festuam fundin e vitit. Organizuam një aktivitet shumë të thjeshtë me ushqim, vallëzim dhe shoqëri të shkëlqyer, por ishte një shembull i mrekullueshëm i bashkëpunimit, besimit dhe sinergjisë mes refugjatëve, OJQ-ve, bizneseve private dhe institucioneve shtetërore.

Ngjarja u mbajt në Prishtinë dhe morën pjesë rreth 100 refugjatë nga Siria, Palestina, Iraku, Turqia, Ukraina, Jordania dhe Afganistani, staf nga Ministria e Punëve të Brendshme, UNHCR dhe organizatat partnere (CRPK dhe KRCT). Të gjithë u mblodhëm për të festuar dhe shijuar ushqimet tradicionale kosovare.

Bizneset private Trosha dhe Rugova e mbështetën aktivitetin me ushqime dhe pije tradicionale. Çdo njëri prej nesh kishte një rol në organizimin e këtij aktiviteti fantastik dhe përmes komunikimit të shkëlqyer e bëmë këtë festë të veçantë dhe një kohë cilësore së bashku. Prioritetet e JRS Kosova për të ardhmen mbeten të njëjta: Mirëseardhja, Ndihma dhe Integrimi.

     

Gëzuar një vit 2024 plot me dhembshuri, dashuri dhe mundësi!