Lidhja e Grave të Riatdhesuara me Trajnime Profesionale dhe Mundësi Punësimi
08 Gusht 2026
Një nga aktivitetet që kemi organizuar kohët e fundit ishte një punëtori për përgatitjen e ëmbëlsirave me disa nga gratë e riatdhesuara që janë pjesë e projektit “Mbështetje për Riintegrimin Socio-ekonomik dhe Sigurimin e Të Drejtave të Barabarta për Gratë e Repatriuara dhe Refugjate në Kosovë.” Gjatë punëtorisë, e cila u mbajt në @rudiscakefactory, gratë morën përvojë të drejtpërdrejtë mbi punën në industrinë e bërjes së ëmbëlsirave, mësuan teknika dhe receta dhe u prezantuan me mundësi trajnimi dhe punësimi.
Aktiviteti u organizua përmes komponentës së fuqizimit ekonomik të projektit të realizuar nga @JRS. Projekti mbështetet nga Deaconess Foundation dhe zbatohet nga Qendra e Rehabilitimit të Viktimave të Torturës në Kosovë dhe JRS Kosova në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.
