Bashkëpunimi i JRS Kosova me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës

08 Gusht 2026

JRS Kosova ka mbështetur Ministrinë e Punëve të Brendshme në hartimin e Udhëzuesit për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të politikës së integrimit të të huajve dhe qasjes në skemat e integrimit.

Ky udhëzues synon të ofrojnë një qasje sistematike, të standardizuar dhe të qëndrueshme për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të rregullores për integrimin e të huajve dhe ndërhyrjeve përkatëse.

Udhëzuesi është krijuar për të ndihmuar zyrtarët përgjegjës për integrimin e të huajve, duke u ofruar atyre një kuptim më të qartë mbi rolin e monitorimit dhe vlerësimit, si dhe mbi proceset dhe metodat e nevojshme për realizimin e tyre. Gjithashtu, këto udhëzime janë një mjet i vlefshëm për mekanizmat e tjerë përgjegjës për monitorimin dhe vlerësimin e politikave dhe ndërhyrjeve në fushën e integrimit.

Ato do të përdoren për të monitoruar dhe vlerësuar efektivitetin e zbatimit të rregullores për integrimin e të huajve dhe skemave përkatëse. Një fokus i veçantë do t’i kushtohet vlerësimit të qasjes në shërbimet publike dhe masave specifike të integrimit për të huajt.