JRS Kosova, nënshkruan një partneritet me Deaconess Foundation Finland për projektin “MBËSHTETJA PËR RI/INTEGRIMIN SOCIO-EKONOMIK DHE SIGURIMIN E TË DREJTAVE PËR GRATË DHE VAJZAT E RIATDHESUARA DHE REFUGJATE NË KOSOVË”
08 Gusht 2026
Si aktiviteti i parë i këtij projekti, JRS Kosova mori pjesë në një Vizitë Studimore, ku patëm mundësinë të shohim praktikat më të mira të integrimit në Finlandë. Gjatë 5 ditëve, patëm mundësinë të takonim institucione dhe palë të ndryshme dhe mësuam shumë nga përvoja e tyre.
Dita 1: Delegacioni nga Kosova, përbërë nga JRS, Ministria e Punëve të Brendshme dhe KRCT – Qendra e Rehabilitimit të Viktimave të Torturës në Kosovë, pati mundësinë të vizitojë zyrat e Diakonissalaitos. Mësuam për punën konkrete që ata po bëjnë për të shërbyer grupeve vulnerabël në shoqëri dhe gjithashtu prezantuam punën që JRS Kosovo po bën për kërkuesit e azilit, të mbajturit dhe personat me Mbrojtje Ndërkombëtare.
Dita 2: Delegacioni nga Kosova pati mundësinë të vizitojë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Çështjeve Ekonomike dhe Punësimit të Finlandës. Mësuam për punën që këto ministri po bëjnë në procesin e integrimit të të huajve.
Dita 3: Vizituam Komunën e Pietrasaari – Jakobstad. Patëm mundësinë të takojmë Kryetarin e Komunës, Porten e Integrimit dhe Zyrën e Punësimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Mësuam për punën që bëhet në nivel lokal dhe kishim mundësinë të takonim z. Ismet nga Vushtrria, Kosova, i cili ndau përvojën e tij të integrimit në Finlandë.
Dita 4: Delegacioni nga Kosova u takua me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, ku patëm mundësinë të prezantojmë kontekstin e Kosovës dhe projektin për fuqizimin socio-ekonomik të grave të riatdhesuara dhe refugjate. Vizituam Qendrën Ditore Hirundo për Romët dhe popullatën tjetër kalimtare, ku mësuam për shërbimet që ofron kjo qendër dhe takuam disa nga përfituesit aty. Ndalesa tjetër ishte në Startup Refugees, ku diskutuan për inovacionet sociale, integrimin dhe krijimin e bizneseve dhe zhvillimin e aftësive të migrantëve. Dhe, sigurisht, përfunduam ditën me një darkë me një grup të vogël kosovarësh të cilët janë të integruar me sukses në Finlandë.
Dita e fundit (dita 5) e vizitës studimore na dha mundësinë të vizitojmë Institucionin Kombëtar të të Drejtave të Njeriut të Finlandës. Na u prezantua roli dhe detyrat e këtij institucioni dhe mënyra se si përzgjidhen temat e interesit.
Ishte një javë shumë intensive, por frytdhënëse, ku morëm shumë praktika të mira për procesin e integrimit të migrantëve, dhe disa prej tyre do të aplikohen gjatë zbatimit të projektit tonë.