Maji në JRS Kosova

08 Gusht 2026

Maji ka qenë një muaj shumë i ngarkuar në punën me azil kërkuesit dhe refugjatët në Kosovë. JRS Kosova ka vazhduar punën e saj duke qenë të pranishëm çdo ditë në Qendrën e Azilit, duke organizuar Kurse të Gjuhës Shqipe, Kurse të Kompjuterëve dhe Mbështetje Shëndetësore për përfituesit tanë.

Në të njëjtën kohë, punuam me personat që kanë marrë Mbrojtje Ndërkombëtare duke ofruar kuponë mujorë për ushqim dhe produkte jo-ushqimore, mbështetje shëndetësore dhe kurse të akredituara të gjuhës shqipe dhe/ose anglisht. Krijuam Klube të Gjuhës Shqipe me refugjatë nga Ukraina dhe Afganistani dhe u takuam rregullisht në zyrën e JRS për të kaluar kohë së bashku për të praktikuar gjuhën shqipe.

Për Ditën e Evropës, JRS Kosova, në bashkëpunim me Ambasadën e Finlandës, mori pjesë në “Festivalin e Aftësive të Rinisë”, ku pati mundësinë të prezantojë punën e JRS dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi rolin që rinia ka në përmirësimin e shoqërisë që jetojmë.
Në fund të majit, përfaqësuesi i JRS Kosova mori pjesë në Komitetin Drejtues të aktivitetit “The detention under spotlight”, i cili u mbajt në Chant d’Oiseau, në Bruksel.