Shënimi i Ditës Botërore të Refugjatëve

08 Gusht 2026

Këtë vit, JRS Kosova vendosi të shënojë Ditën Botërore të Refugjatëve së bashku me azil kërkuesit, anëtarët e komunitetit të fshatit Magurë dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke vizituar disa bukuri natyrore të Kosovës.

Në bashkëpunim me Qendrën e Azilit dhe OJQ-në CRPK, organizuam një ekskursion në Pejë për të vizituar Ujvarën e Drinit dhe pas kësaj kaluam kohë së bashku, duke u socializuar dhe zhvilluar biseda cilësore që na ndihmuan të kuptojmë se refugjatët janë një pasuri e vërtetë për shoqërinë tonë, duke shijuar gjithashtu ushqimin tradicional kosovar.
Përmes këtij aktiviteti njëditor, ne deshëm t’u tregojmë refugjatëve se ata nuk janë vetëm dhe njëkohësisht t’u tregojmë anëtarëve të komunitetit se çdo refugjat është një individ unik.
Në të njëjtën kohë, vazhdojmë të punojmë dhe ofrojmë shërbimet e rregullta që kemi në dispozicion, si ndihma mjekësore, shpërndarja e kuponëve për ushqim dhe produkte jo ushqimore, aktivitete sociale dhe fuqizim ekonomik për refugjatët dhe gratë dhe vajzat e riatdhesuara.

Gjatë muajit qershor, JRS Kosova ka mbështetur 17 kërkues të azilit; 2 të burgosur dhe 30 persona me Mbrojtje Ndërkombëtare.